INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google vendos të ''sfidojë'' Instagram dhe Snapchat. Ja çfarë po pregatit për përdoruesit

Google vendos të ''sfidojë'' Instagram dhe Snapchat. Ja çfarë po pregatit për përdoruesit

Publikuar më: 12:45 01-07-2019

Google ka në plan të shndërrojë Android Messages në një aplikacion rival me Instagram dhe Snapchat.

XDA Developers kanë zbuluar se gjiganti i teknologjisë është duke testuar efekte interesante që ngjajnë me ato të Instagram dhe Snapchat në aplikacionin e mesazheve, madje Google ka arritur ti aktivizojë e testojë disa prej tyre.

Efektet eksperimentale ndodhen në kamerën e Android Messages ngjitur me butonat Photo dhe Video.

Aktualisht Google është duke testuar pesë efekte përfshirë një ku shfaqet fytyra juaj përmes një dritareje aeroplani prej kartoni përpara se të fluturojë.

XDA thotë se e vetmja mënyrë për të testuar këto efekte është përmes kamerës së aplikacionit Android Messages.

Siç ndodh me çdo eksperiment që kryejnë aplikacionet dhe ky funksion i ri do të jetë i disponueshëm në muajt në vijim, pasi Google po punon që ky përditësim i ri të jetë sa më i mirë programuar dhe të pëlqehet nga përdoruesit.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836