INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Eridian Salianji: Shifrat për pjesëmarrjen të sakta, vetëm në 1 orë votuan 100 mijë persona  [VIDEO]

KafeIN/ Eridian Salianji: Shifrat për pjesëmarrjen të sakta, vetëm në 1 orë votuan 100 mijë persona [VIDEO]

Publikuar më: 12:57 01-07-2019

Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Eridian Salianji, tha gjatë një interviste telefonike në "KafeIN" se në zgjedhjet e së dielës më 30 qershor, PS ka konfirmuar votat e elektoratit të tij, po aq sa në zgjedhjet e shkuara.
Sa i takon denoncimeve të bëra nga PD për blerje të votës, parregullsi të procesit apo kontradiktat për shifrën e pjesëmarrjes në votime, juristi i PS tha se ka pasur një rritje të numrit të votuesve gjatë intervalit të fundit të kohës gjatë ditës së djeshme.
“Vetëm në intervalin kohor 18:00-19:00 kanë votuar rreth 100 mijë qytetarë.
Nëse bëhet një llogari matematike në 5 mijë qendrat e votimit në vend, kanë votuar rreth 20 qytetarë për çdo qendër votimi gjatë intervalit kohor 18:00-19:00.

Në total janë rreth 717 mijë votues, pra janë shtuar rreth 100 mijë në një orë”, tha juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji.
I pyetur në lidhje me ndonjë anulim të procesit të zgjedhjeve, Salianji tha se këto aludime janë pa vend sepse qytetarët shprehën vullnetin e tyre.
Ndiqni intervistë e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417