INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet/ Zguri: Raportimet e komisionerëve u bënë nga telefonat. Pasiguri për saktësinë e shifrave

Zgjedhjet/ Zguri: Raportimet e komisionerëve u bënë nga telefonat. Pasiguri për saktësinë e shifrave

Publikuar më: 13:26 01-07-2019

Klemend Zguri kryetari i KQZ, tha se raportimet nga komsionerët këtë vit u bënë nëpërmjet telefonit. Në një dalje për mediat, Zguri tha se shifrat për pjesëmarrje janë kontradiktore.

‘’Zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transportuar me telefon sic ndodhi këtë vit. Kjo gjë rrit pasigurinë lidhur me saktësinë e shifrave të publikuara përmes transmetimeve telefonike të komisionerëve.

Të dhënat zyrtare janë të dhëna që fiksohen në tabelat përmbledhëse të rezultateve në çdo KZAZ. Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë të pjesëmarrësve në votim sipas listave të zgjedhësve dhe numrin e saktë të fletëvotimeve të përdorura, të fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme si dhe numrin e votave për çdo kandidat apo partie politike’’, u shpreh Zguri.

Article Logic
Execution time: 0.0012810230255127