INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat gjermane shkruajnë për vendin tonë: Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri

Mediat gjermane shkruajnë për vendin tonë: Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri

Publikuar më: 14:12 01-07-2019

Media të ndryshme në Gjermani i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjeve të zhvilluara të dielën më 30 qershor në Shqipëri.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit si "Zgjedhje pa kandidatë të opozitës".

Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie, shkruan FAZ. Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të bindnin Partinë Demokratike dhe kreun e saj të mos zgjidhte bojkotin, por PD bojkoton që nga shkurti parlamentin dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e kryeministrit Rama, nënvizon gazeta gjermane, e cila hedh vështrimin edhe në gjendjen e paralizuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Edhe gazeta austriake Der Standard i kushton vëmendje zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri. Në reportazhin me titull "Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri", nënvizohet se në Shkodër në zgjedhjet lokale kishte vetëm një kandidat për të zgjedhur, në një kohë që opozita bojkotoi dhe shumë vetë qëndruan në shtëpi. "Zgjedhjet në Shqipëri janë para së gjithash demonstrim besnikërie për parti të caktuara, të cilat të mundësuar një punë në administratë."

Shumë njerëz kanë humbur besimin tek të gjitha partitë në Shqipëri, shkruan korresponndetja e gazetës "Standard", Adelheid Wölfl, e cila i ka ndjekur zhvillimet  e zgjedhjeve në Shkodër. "Të dielën pati grindje për rezultatin në të vërtetë më interesant: Pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje. Në fshatin Ngraç në kuti u gjend vetëm një letër votimi."

Gazeta Süddeutsche Zeitung nën titullin "Zgjedhje nën tensione të larta", thekson se opozita në Shqipëri proteston prej muajsh kundër qeverisë dhe kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. "Ajo akuzon qeverinë e Partisë Socialiste me kryeministër Edi Ramën për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion. Kreu i shtetit Meta me dekret u përpoq të shtyjë zgjedhjet, me arsyetimin se atmosfera e ndezur e bën të pamundur një votë demokratike. Rama e shpalli Metën "jo kompetent" për anulimin e zgjedhjeve."

Kurse agjencia gjermane e lajmeve, dpa thekson faktin, se në Shqipëri zgjedhjet lokale përfunduan pa incidente të mëdha. "Pjesëmarrja në zgjedhje ishte megjithatë e ulët", shkruan dpa.DW

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162