Dihet se fituesit e çmimit prestigjioz “Topi i Artë” vendoset nga gazetarët, të cilët votojnë nga e gjithë bota nëpërmjet përfaqësuesve. Bëhet fjalë për rreth 168 gazetarë, të cilët shprehin lirinë e votës duke zgjedhur atë që sipas tyre ka kaluar vitin më të suksesshëm.
Por, një skandal i zbuluar së fundmi tregon se përfaqësuesi i shtetit Komoro, një arqipelag vullkanik në lindje të Afrikës, Abdu Boina ka votuar nëpërmjet portalit “albaladcomores.com”.
Ky website ka 6 vite që është mbyllur dhe nuk funksionon më. Një fotograf i redaksisë është shprehur se në zyrën e tyre punonin vetëm dy persona dhe asnjë tjetër me emrin Abdu Boina.
France Football” duket se nuk interesohet shumë për këto detaje. Madje në sajti zyrtar nuk është ndërruar as flamuri i Komoros, sepse ai ka 17 vite që është ndërruar me një tjetër. Gazetari, Boina ka votuar Mbapenë si fitues, më pas Modriç, Ronaldo, Hazard dhe Salah.








18 Dec 2025 





