INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo “Fenomeni” komenton krahasimet me Cristiano Ronaldon: ‘’Unë dhe ai jemi kaq të ndryshëm...’’

Ronaldo “Fenomeni” komenton krahasimet me Cristiano Ronaldon: ‘’Unë dhe ai jemi kaq të ndryshëm...’’

Publikuar më: 15:02 07-12-2018

Cristiano Ronaldo në fillimet e karierrës së tij gjithmonë na kujtonte emrin e “Fenomenit” brazilian, një nga sulmuesit më të mirë të kohërave, i cili fitoi shumë trofe me klube të ndryshme të Europës.

Më vonë, në karierrën e tij krahasimet nuk mund të mungonin dhe të gjithë debatonin se cili prej tyre ishte më i miri, por mesa duket “Fenomeni” ka preferuar t’i japë fund këtyre zërave, duke komentuar vetë mbi situatën:

“Jemi kaq të ndryshëm. Mosha, mbi të gjitha. Kemi 9 vite diferencë dhe futbolli ka ndryshuar. Kemi hasur në situata dhe skuadra të ndryshme. Unë isha 20 vjeç kur luaja me PSV-në dhe kisha dhënë mjaftueshëm edhe me Barcelonën. Ronaldo ka arritur 33 vjeç kulmin e tij të pjekurisë. Ai ësh është një kampion i vërtetë edhe për Juven është vlerë e shtuar. Unë kam pasur qëllim të shkoja dikur për të fituar tituj. Morati më kërkoi të bëja Interin të madh. Nuk ndodh që një futbollist 33 vjeç të ketë atë fizik, ndaj Ronaldo ka merita. Ka pak lojtarë që i kushtojnë vëmendje kujdesit ndaj trupit. Ajo që na bashkon është dëshira e madhe për të shënuar gol”, ka përfunduar Ronaldo “Fenomeni”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291