INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sirianë në Shkodër

Sirianë në Shkodër

Publikuar më: 10:25 08-08-2016

Rreth 14 refugjatë sirianë janë identifikuar në pikën kufitare në Muriqan në Shkodër. 9 të rritur dhe 5 të mitur pasi po hynin ilegalisht në vendin tonë u kapën nga policia. Ata u intervistuan nga policia dhe u mësua se kishin qenë emigrantë në Greqi e kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë, Korçë .
Qëllimi i tyre ishte të arrinin në Gjermani dhe pasi të mbërrinin atje, do t’u paguanin nga 1150 euro, dy personave që i kishin marrë përsipër ti çonin në destinacionin e tyre të përzgjedhur. Ata nuk u dinini emrta personave dhe për këtë arsye policia Shkodër ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e dy personave që kishin marrë përsipër ilegalisht, kundrejt pagesës, refugjatët sirianë, për t’i dërguar në Gjermani.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318