INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
30 të vdekur në Pakistan pas shpërthimit të bombës në hyrje të një spitali

30 të vdekur në Pakistan pas shpërthimit të bombës në hyrje të një spitali

Publikuar më: 10:18 08-08-2016

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i një bombe në hyrjen kryesore në një spital në qytetin Kueta, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.

Policia tha se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dhjetra persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pak kohë pasi trupi i i një avokati të njohur të vrarë ishte sjellë në spital.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa autoritetet në provincën Baloçistan thanë se po zhvillohen hetime.

Po ashtu, ende mbetet e panjohur se kush kishte dorë në vrasjen e avokatit, Kilal Kasi, i cili u qëllua sot më herët me të shtëna nga armë ndërsa shkonte në gjykatë.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109