INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhduken 38 sirianë nga qëndra rezidenciale në Vaqarr

Zhduken 38 sirianë nga qëndra rezidenciale në Vaqarr

Publikuar më: 13:07 27-09-2016

38 sirianë janë arratisur nga kampi që mbaheshin në Vaqarr. Sirianë janë duke qarkulluar në vend, dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit, por duket se kjo nuk përbën ndonjë alarm për ta.
“Ata në fakt janë të lirë të hyjnë e të dalin në qendër. Por do t’i gjejmë se ku janë”, thotë një zyrtar i policisë së shtetit.
Alma Mele, drejtoresha e Azilit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nuk pranon të prononcohet për këtë çështje. Ajo as e konfirmon, e as nuk e mohon lajmin e largimit të 38 sirianëve nga qendra ku ishin të vendosur.
“Ju lutem, duhet të kontaktoni me Drejtorinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. Sepse nuk mund të jap asnjë informacion. Janë ata që përcjellin faktet dhe të dhënat” thotë drejtoresha, që siç duket, duhet të ketë qenë e para që ka dhënë alarmin.
Në fakt, derisa të gjenden emrat e tyre dhe kush ka ikur nga qendra ku ishin vendosur, sirianët do të jenë nëpër Shqipëri./Newsbomb

Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473