INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet në Maqedoni, sot ditë zie dhe gjendje krize

Përmbytjet në Maqedoni, sot ditë zie dhe gjendje krize

Publikuar më: 10:34 08-08-2016

Dita e sotme 8 gushti, është caktuar ditë zie në Maqedoni. Vendimin e solli Qeveria në seancën e djeshme të jashtëzakonshme.

“Qeveria solli vendim të gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës në kohëzgjatje prej 15 ditëve, si dhe vendim për ndarje e një shume të pakthyeshme në para në vlerë prej 300 mijë denarëve për familjet e viktimave”.

“Qeveria e angazhoi Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim menjëherë të bëjë angazhim të mekanizmave ndërtimore shtesë (ekskavatorëve dhe kamionëve), përmes marrëveshjeve të lidhura për shfrytëzim të mekanizmave ndërtimore nga firmat private dhe menjëherë të dërgohen dhe vendosen në funksion në rajonet e krizës”, thuhet nga vendimet e mara nga Qeveria.

Gjatë ditës, qeveria do të mbajë edhe një seancë, në të cilën sërish do të shqyrtohet situata në vend dhe pritet të konfirmohen masa dhe konkluzione të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719