INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Single” apo në një lidhje? Lori Hoxha na befasoi pak me përgjigjen e saj indirekte! [FOTO]

“Single” apo në një lidhje? Lori Hoxha na befasoi pak me përgjigjen e saj indirekte! [FOTO]

Publikuar më: 15:31 20-08-2020

Lori Hoxha është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri e cila njihet për stilin e saj të veçantë. Është fare e lehtë të bëhet një konstatim i tillë. Një vizitë në profilin e saj në Instagram do t’iu bëjë të mahniteni me stilin e veshjes së bukuroshes dhe të humbisni me orë të tëra në profilin e saj.

Ajo ndërvepron shpesh herë me miqtë e saj në Instagram, por për jetën private tregohet gjithnjë e rezervuar, sidomos për çështjet e zemrës.

Lidhja e saj me Vis Bajraktarin është komentuar shumë në rrjetet sociale, mirëpo prej muajsh nuk ka patur shumë informacion se çfarë po ndodh me ta.

Ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, jetën sentimentale Lori e ka sqaruar ditën e djeshme nëpërmjet pyetjeve të ndjekësve në InstaStory. Dikush e ka pyetur pse i dukej si ajo tezja single dhe shumë “ekstra”, që mbahet si personazhi VIP i fisit dhe ka 7 mace.

Lori i është përgjigjur që kjo është ekzaktësisht e vërteta, përveç pjesës së maceve të cilat nuk i ka aspak qejf. Pra, të gjitha përveç maceve, do të thotë që edhe single është.

WhatsApp-Image-2020-08-20-at-11.18.11-577x1024.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0031938552856445