INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindi largohet përfundimisht nga PËRPUTHEN?! Ja kërkesa e saj, reagon Bora Zemani!

Sindi largohet përfundimisht nga PËRPUTHEN?! Ja kërkesa e saj, reagon Bora Zemani!

Publikuar më: 19:32 07-05-2021

Sindi ka kërkuar të tërhiqet nga Për’puthen ditën e sotme pas një debati të ashpër që pati me Antonelën, Aristelën dhe Olën. Vajzat akuzuan Sindin se ka ofenduar Aristelën gjatë publicitetit mirëpo kjo është hedhur totalisht poshtë nga Sindi e cila pretendon të kundërtën. Ajo e mohoi diçka të tillë duke thënë se do që të largohet nga emisioni pasi të gjithë janë kthyer kundër saj. “Kërkoj të tërhiqem nga emisioni. Të gjithë janë bërë bashkë kundër meje.”- u shpreh Sindi, teksa Bora i kërkoi ta mendonte edhe një herë vendimin e saj duke shtuar se produksioni do shohë filmimet se çfarë ka ndodhur pas kamerave.

Kujtojmë se pak ditë më parë në emisionin “Për’puthen” ndodhi një situatë e pazakontë pasi për herë të parë janë përballur analisti i programit Arjani dhe një konkurrente, Sindi. Ajo që mori vëmendje në bisedën e tyre ishte deklarata e Sindit, e cila u shpreh se komentet e analistit kanë qenë shkaku përse nuk i kanë shkuar mirë takimet me djemtë dhe tani nuk është e përputhur me asnjërin prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.002985954284668