INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Dhurata Dora tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja ç’shkruajnë për të!

WOW! Dhurata Dora tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja ç’shkruajnë për të!

Publikuar më: 21:29 07-05-2021

Është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës ka depërtuar jashtë trojeve shqiptare. Dhurata Dora u bë e famshme për tregun evropian pas super hitit me Soolking. Përtej muzikës, këngëtarja shqiptare ka nënshkruar së fundmi dhe një kontratë me markën e famshme “Puma”.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, si InStyle, që i ka kushtuar një artikull Dorës. “Dhurata Dora është 27 vjeç, e lindur në Nuremberg dhe po depërton në top listat evropiane si një këngëtare moderne, urbane dhe hip-hop të përziera me tekst shqip (“Zemër”).

Fakti që emri i saj nuk tingëllon tipikisht gjerman është për shkak se familja e Dhuratës vjen nga Kosova.”, thuhet në artikull. Dhurata ka dhënë një intervistë për Instyle ku ka rrëfyer dhe fillimet në muzikë.

“Në fillim të karrierës time më është dashur të luftoj në mënyrë që të mos kthehen në një ‘kukull argëtuese’. Mendësia patriarkale ishte më e përhapur në atë kohë.”, thotë Dhurata.

Revista vë theksin gjithashtu dhe te fakti që është zgjedhur si imazh i Pumës, krahas Dua Lipës, Cara Delevingne dhe Winnie Harlow për fushatën “Ajo na lëviz”. “Nuk është për t’u habitur që ajo u zgjodh si ambasadore për fushatën Puma: Dhurata është mega-stil.”, thuhet në artikull.

 Kujtojmë që Dhurata pritet të sjellë këngën e re në qershor në bashkëpunim me një artist shumë të veçantë.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717