INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ëndërr e bërë realitet”/ Ja kush do jetë këngëtarja e njohur që do prezantojë përkrah Arditit në “Kënga Magjike”

“Ëndërr e bërë realitet”/ Ja kush do jetë këngëtarja e njohur që do prezantojë përkrah Arditit në “Kënga Magjike”

Publikuar më: 18:30 07-05-2021

Ardit Gjebrea ka vendosur se kë do të ketë në krah në prezantimin e spektaklit të “Këngës Magjike”. Moderatori ka zbuluar se do të bashkëprezantojë me Marsela Çibukajn. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan: “GËZUAR! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021. @marselacibukaj mbi të gjitha – Artiste!”

 

Më pas, ka qenë dhe këngëtarja e cila ka reaguar menjëherë duke shprehur mirënjohjen dhe duke e cilësuar moderimin si një ëndërr të bërë realitet. “Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo ‘Kënga Magjike 2021’ për mua”, shkruan ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030999183654785