Gjatë Botërorit në Rusi, Neymar është kritikuar shumë për paraqitjet e dobëta të tij dhe skenat e turpshme që ka lënë. Kjo performancë e lojtarit është komentuar gjatë nëpër media sociale, duke u bërë shpesh objekt tallje dhe formash të ndryshme argëtimi.
Por, mesa duket jehona e paraqitjeve të Neymar në Botëror nuk është shuar ende dhe rasti më i fundit i përdorur është nga Brigada kundër Zjarrit në Dublin. Në një fushatë marketingu, ku qëllimi është dhënia e këshillave për publikun në rast rënie zjarri, brigada ka sugjeruar edh rrotullimin e famshëm të Neymar, në njërën prej ndeshjeve të Botërori-t.
Video-ja më poshtë e ilustron më së miri rastin.
STOP, DROP & ROLL. If you find yourself in a position where your costume, or clothes, catch fire do the #Neymar. Running will only fan the flames and help the fire spread. STOPPING, DROPPING & ROLLING will smother the flames. pic.twitter.com/SjgdPOT3Pe
— Dublin Fire Brigade (@DubFireBrigade) October 30, 2018








23 Apr 2026 





