Ze Maria në një intervistë ekskluzive për gazetën Panorama Sport, foli hapur për largimin e tij nga Tirana dhe gjithashtu solli një replikë në drejtim të trajnerit të ri, Ardian Mema, për shkak të fjalëve të fundit që ky kishte thënë.
Ardian Mema mësohet se është prononcuar pas ndeshjes me Flamurtarin, se ekipin e ka gjetur të papërgatitur fizikisht, akuza e cila binte drejtpërdrejt mbi Ze Marian. Trajneri brazilian ka reaguar ashpër, duke u shprehur se fjalët e trajnerit Mema janë broçkulla, nga një njeri që nuk ja ka idenë se çdo të thotë të trajnosh.
Më pas, në konferencën e radhës trajneri Mema foli për ndeshjen me Kamzën dhe iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga Ze Maria.
Trajneri kryeqytetas kërkoi publikisht falje për fjalët që mund të kenë lënduar trajnerin: “Atëherë nëse e kam thënë diçka të tillë, që nuk besoj ta kem thënë, sepse i mbaj mend shumë mirë gjërat që them, do t’i kërkoj ndjesë publike Ze Marias. Nëse, gjithmonë. Unë e para nuk kam sfidë me atë, apo me dikë tjetër. Ze Marian dhe gjithë ish-trajnerët e Tiranës i respektoj sepse kanë punuar për këtë klub.”








23 Apr 2026 





