INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të bëheni edhe më tërheqëse në marrëdhënien tuaj

Si të bëheni edhe më tërheqëse në marrëdhënien tuaj

Publikuar më: 12:56 07-07-2017

Kur jopërsosmëria është më e mirë se sa përsosmëria…

Të ndjeheni mirë për veten tuaj ju bën më atraktive në sy të njerëzve tjerë. Nëse e doni veten, jeta juaj bëhet më pak e rëndë ndërsa marrëdhënia juaj bëhet më e lehtë dhe spontane. Ju nuk e harxhoni kohën duke menduar se çfarë të tjerët mendojnë për ju dhe lidhjen tuaj. Ju përshtateni me mënyrën e jetës suaj, me ngritjet dhe uljet e pashmangshme që vijnë në secilën marrëdhënie.

Këtu po ju paraqesim 5 mënyra se si mund ta bëni veten më tërheqëse në një marrëdhënie:

Mos e merrni veten shumë seriozisht: Ju nuk duhet të jeni e përkryer që të keni një lidhje të fortë dhe të dashur në jetën tuaj. Në fakt, të qenurit i papërsosur i vë njerëzit në pozitë të lehtësuar. Keni një ndjesi të qenurit të lirë dhe të hapur me njëri-tjetrin. Sigurisht, është shumë me rëndësi që të lidheni më ndonjë që ju mbështet e jo me persona toksikë. Lëreni zemërimin anash dhe fokusohuni në gjërat e mira. Gjithkush bën gabime dhe askush nuk është i përsosur.

Bëni gjënë e duhur: Nëse ju luftoni pak me vetëbesim, atëherë do të merrni miratimin edhe të tjerëve. Nëse jeni fshehurazi në kërkim të lavdërimeve, atëherë ju harroni të fokusoheni në gjërat që ju bëjnë juve të lumtur, duke anuar më shumë për atë se çfarë të tjerët mendojnë. Bëhuni korrekt, zemërgjerë, dëgjoni, mnështetni dhe jepuni njerëzve vëmendjen e duhur. Kjo është gjëja e duhur që duhet të bëni.

Jetoni për veten: Ndenja e të menduarit vazhdimisht për atë se çfarë të tjerët mendojnë për ju dhe ju gjykojnë, ju bën të humbni vetveten. Mos e sjpenzoni kohen me gjëra të tilla, jeta juaj ka më së shumti rëndësi, jetoni për veten.

Zgjedhni të jeni të lumtur: Nëse ju jeni të lumtur, njerëzit përreth jush do të ndjehen të qetë në praninë tuaj. Një mënyrë për të zgjedhur të jeni të lumtur është të zhvilloni vetëdijen për vetkritikë të brendshme – zëri i brendshëm në mendjen tuajpër komentim dhe gjykim. Lejoni vetes gjëra që ju përmbushin në jetë me anë të stërvitjes, leximit, punës, duke ndihmuar të tjerët apo përpjekjet kreative. Pa pushim, zgjedhni të jeni të lumtur.

Kujdesuni për veten: Njerëzit që kujdesen për veten e tyre janë më tërheqës për shkak se ata janë burim i vetë-disiplinës. Duke qenë në kontroll për veten tuaj kjo nënkupton se ju mbartni përgjegjësi për kujdesin tuaj. Ushqehuni shëndetshëm duke ushtruar rregullisht si dhe punoni rreth shëndetit tuaj emocional. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e rutinës suaj të përditshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036702156066895