INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Si shpëtuan 2 ministret”. Berisha akuza të rënda në “kuvendin paralel” [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 16-03-2017

Në parlamentin paralel të demokratëve, i instaluar në çadrën e lirisë, opozita ka mbajtur seancën e 4 radhazi. Kjo e enjte përkon me javën që në kabinetin qeveritar Rama janë ndryshuar 4 ministra, e për ta Sali Berisha ka një tjetër variant se përse Rama u detyrua të ndryshonte kabinetin e tij.

Sali Berisha:
“Kur nxorën videon e eskobarit duke bërë orgji në hotel atëherë u tërhoqe”.
Po përse Edi Rama zgjodhi të largojë Tahirin, Klosin, Beqajn dhe Çuçin e jo të tjerët, Sali Berisha ka një tjetër argument.
Sali Berisha
“Nuk shkarkon dot Lindita Nikollën e cila me pamjen engjëllorë fsheh një vjedhje monstruoze të fëmijëve të Shqipërisë. Ndërsa madam striptizën, akuzohet se ka qenë valltare striptiste në Greqi, jo vetëm se nuk e përgënjeshtron po përgjigjet me Theçerin”.
Me radhë deputetët demokratë kanë mbajtur fjalimet e tyre përballë qytetarëve që po i mbështesin në këtë protestë, ndërsa shprehin bindje se protesta popullore do të largojë Edi Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.002842903137207