INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë kohë pas ndarjes, Young Zerka tregon një sekret të Ronela Hajatit!

Shumë kohë pas ndarjes, Young Zerka tregon një sekret të Ronela Hajatit!

Publikuar më: 16:33 24-01-2023

Që Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk janë bashkë kjo dihet tashmë. Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtarja disa muaj më parë, kur në një intervistë u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna.

Mbrëmjen e djeshme, Zerka ishte i ftuar në “Zemër Luana”, ku sigurisht e përndoqën pyetjet rreth ish-partneres së tij.

Në një moment të emisionit Young Zerka u vendos përballë një loje ku duhet të zbulonte nga një sekret për secilin personazh që i shfaqej. Kur erdhi radha te Ronela, Zerka hezitoi të përgjigje duke u shprehur se nuk i di asnjë sekret.

Mirëpo duke qenë se nuk konsumonte dot alkool që ishte dënimi nëse nuk përgjigjej, ai u detyrua dhe e tha një të tillë, ndonëse ne e dinim.

“Ajo ka frikë qentë,”-u shpreh këngëtari.

Përgjatë këtyre muajve ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës është komentuar gjatë në media.

E kur u vërtetua se ata nuk janë më bashkë, fakti se Ronela mbështeti këngëtarin në një projekt që ai sollin pak muaj më parë la të kuptohej se ndoshta ata janë ende miq.

Por, në fakt jo. Më herët teksa ishte i ftuar në një tjetër emision Young Zerka la të kuptohej se nuk ishin ndarë dhe aq mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109