Në Youtube është shfaqur një video me momentet e prapaskenës së duelit që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës.
Kjo video e titulluar “UFC Anatomy 229” tregon pikat më kryesore nga dhoma e zhveshjes dhe stafi i Khabib, deri në momentin kur ai hyn nw ring dhe kthehet përsëri. Siç shohim nga videoja duket që mbas rikthimit Khabib i kërkon falje trajnerit të tij, për sherrin e ndodhur.
Këto janë momente shumë emocionuese para një ndeshjeje aq të rëndësishme për titullin kampion bote dhe ne tani të gjithë kemi mundësinë t’i shohim ato dhe t’i përjetojmë së bashku me Khabib.








13 Dec 2025 





