Sot, në orën 18:00 Kosova do të luajë ndeshjen e rradhës në Ligën e Kombeve përballë Ishujve Faraoe.
Dardanët kryesojnë grupin e tyre me 7 pikë dhe në këtë transfertë do të kërkojnë një tjetër sukses, që do t’i mbajë në krye të grupit.
Skuadra e Challandes vjen në një formë mjaft të mirë në këtë takim, gjë që u tregua edhe kundër Maltës. Ata janë të aftë të dominojnë në lojën e tyre dhe t’ja imponojnë atë kundërshtarit.
Edhe në konferencën për shtyp trajneri Challandes tha të njëjtën gjë, se ekipi do të përpiqet t’i imponojë lojën e vet kundërshtarit. Ishujt Faraoe vijnë direkt mbas një barazimi dhe ndodhen në vendin e 3-të ne renditje.
Përsa i përket emrave asgjë nuk është zbuluar ende, por pritet që sot të kemi emra të rinj në fushën e lojës, të cilët priten të jenë më të freskët në këtë përballje.








13 Dec 2025 





