INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia një udhëtim dëshpërues në Poloni, skuadra e Mançini-t nuk fiton prej pesë ndeshjesh!

Italia një udhëtim dëshpërues në Poloni, skuadra e Mançini-t nuk fiton prej pesë ndeshjesh!

Publikuar më: 12:29 14-10-2018

Skuadra e Mançinit ka 5 ndeshje që nuk fiton dhe pse ne mendojmë se mund të shënojë gjatë ndeshjes me Poloninë, ata kanë mjaft probleme në përbërjen e tyre.

Pasi dështuan të fitonin ndonjë nga ndeshjet hapëse në UEFA Nations League, Italia udhëton në Poloni e dëshpëruar për tre pikë.

Përveç shënimit të pakët të golave, Italia ka dhe një mbrojtje mjaft të dobët, e cila nuk mundet ta mbajë portën e paprekur. Me mbrojtësa me eksperiencë si Chiellini dhe Bonucci, Italia nuk shkëlqen, ndryshe nga performanca e tyre në në ekipin e Juventus e cila është në nivele më të larta.

Nga skuadra polake, Lewandoski nuk është në formën e tij më të mirë dhe ekipi polak nuk ka një kooordinim të mjaftueshëm për të furnizuar një “bomber” si ai, kështu që prej tyre pritet të jetë mjaft e vështirë fitimi i kësaj sfide.

Kompanitë e basteve parashikojnë një barazim të mundshëm midis dy ekipeve. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025110244750977