INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci sjell mesazhe optimiste: “Nuk ndalemi kundër Izraelit, forma e ekipit është shumë e mirë.”

Panucci sjell mesazhe optimiste: “Nuk ndalemi kundër Izraelit, forma e ekipit është shumë e mirë.”

Publikuar më: 10:57 14-10-2018

Shqipëria do të diskutojë të dielën takimin e tretë të vlefshëm për grupin 1 të Ligës C në kompeticionin më të ri, atë të Ligës së Kombeve, ku do të përballet në transfertë ndaj Izraelit.

Pikërisht në vigjilje të sfidës, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka dalë këtë të shtunë përballë medieve në konferencën e fundit, i shoqëruar nga kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj.

Ndryshe nga intervistat dhe konferencat e fundit të italianit, këtë herë ai ka ditur të administrojë me profesionalizëm tensionin, madje duke shtuar edhe nota humori në fund të fjalës së tij.

“Jam optimist sepse kam parë ekipin duke u stërvitur këtë javë dhe ka qenë një nga javët më të mira. Morali është shumë i lartë dhe përgatitjet kanë shkuar mirë. Unë e mbështes punën tek ekipi ynë dhe jo tek lodhja e kundërshtarit. Bazuar në atë që kam parë në ndeshjen e Izraelit ndaj Skocisë, kam përzgjedhur formacionin tonë dhe kam të qartë idenë se si do të luajmë.“

“Ajo që pashë në ndeshjen Skoci-Izrael ishte një sfidë shumë e fortë. U duk sikur Izraeli ishte Skocia kundër nesh. Kundërshtari ka një ekip të mirë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne do të provojmë të japim më të mirën tonë dhe të marrim maksimumin. Është një ndeshje e vështirë. Ne e dimë se kemi një kundërshtar të fortë përpara. Kanë shumë kualitet dhe cilësi në përbërje.

Një konferencë e teknikut të kuqezinjve, që është mbyllur me nota humori, teksa deklaroi: “Nesër do mësoni gjithçka. E vendos kapiteni skemën (qesh)”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773