INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito reagon për herë të parë

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito reagon për herë të parë

Publikuar më: 12:35 28-10-2025

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi një foto elegante në rrjetet sociale, ku shfaqet përkrah bashkëshortit të saj, Luiz Ejlli. Çifti është shfaqur i kuruar deri në detaj, teksa fotoja është shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, një unazë dhe një zemër gri.

Pas publikimit të fotos, ndjekësit kanë aluduar nëse moderatorja është shtatzënë, duke u bazuar në mënyrën si i rrinte fustani. 

IMG_5620.jpeg

 

Kiara ka reaguar menjëherë me humor, duke mohuar lajmet dhe duke i kthyer njërit prej komentuesve: “Ku e pe shtatzëninë, më fal?” 

b21e647b-6532-4be7-a44e-b66709b4cb6d-1.jpeg

 

 

Ky reagim i saj ka marrë dhjetëra pëlqime dhe ka ndaluar menjëherë përhapjen e thashethemeve.

Ndërkohë, kujtojmë se Luizi ka shprehur më parë dëshirën për t’u bërë baba për herë të dytë, por mesa duket, për momentin, çifti po shijon rritjen e vajzës së tyre Luna dhe kohën në çift.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285