Showbizi shqiptar është “tronditur” sërish nga lajmi më i fundit që ka dalë në qarkullim për njërin prej çifteve më të dashur të publikut, Klea Huta dhe Elgit Doda.
Gazetari Elton Tozaj, në emisionin e tij në MCN, ka deklaruar se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare. Madje, sipas tij, këngëtari Elgit Doda thuhet se ka nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja.
Në rrjetet sociale, fansat kanë vënë re disa detaje që kanë shtuar më shumë dyshimet: Klea dhe Elgiti kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, duke mos lënë asnjë kujtim nga momentet e tyre romantike. Po ashtu, miq të afërt të çiftit kanë treguar se kohët e fundit ata nuk janë parë më bashkë në evente apo dalje publike.
Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë qenë një nga çiftet më të komentuar dhe më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, të cilët shpesh ndanin momente të ëmbla në rrjetet sociale. Megjithatë, duket se romanca e tyre mund të ketë marrë fund.
Derimë tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për lajmet që po qarkullojnë, ndërsa fansat presin me ankth një deklaratë zyrtare që të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndarje përfundimtare apo thjesht për një krizë kalimtare.








24 Oct 2025 





