INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët kanë një kërkesë për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë deputete në PE

Shqiptarët kanë një kërkesë për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë deputete në PE

Publikuar më: 10:52 27-05-2019

Menjëherë pasi është shpallur fituese, shqiptarë të panumërt kanë uruar Arba Kokalarin, mbesës së Musine Kokalarit, suksese në Parlamentin Europian. Shumë prej tyre i kërkojnë të mos harrojë vendlindjen dhe të ngre zërin për shqiptarët. “Mos harro vendin ku ke lindur. Ngrije zërin për Shqipërinë. Urime!”, shkruan një komentuese në profilin e Kokalarit në Facebook. 

“Shqiponja fluturon në Bruksel”, shkruan një tjetër qytetar. “Bravo Arba ju jeni syri dhe zëri ynë në parlament suksese. Zoti qofte me ty Amen!”, vijon një koment tjetër. “Urime, edhe një përfaqësim dinjitoz për shqiptarët në Parlamentin Evropian!”, shkruhet në një tjetër koment.

Këto janë vetëm disa nga mesazhet e shumta që kanë shkruar shqiptarët në profilin e Arba Kokalarit, që është shqiptarja e parë deputete në Parlamentin Europian. Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës. Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE. Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986.

fb_e_koklarit.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034048557281494