INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijojnë debatet, vendimi i fundit kur ndryshon ora në Europë

Vijojnë debatet, vendimi i fundit kur ndryshon ora në Europë

Publikuar më: 15:50 05-03-2019

Prej kohësh po flitet se ora nuk do të ndryshojë më,por kjo duhet të vendoset në Parlamentin Europian ku zërat pro dhe kundër kanë qënë të shumta.

Dhe vendimi për të mos ndryshuar orën sezonale mund të hyjë në fuqi në vitin 2021 dhe është në dorën e shteteve pjesë të BE-së për të vendosur nëse duan orën verore apo atë dimërore.

Ishte ky vendimi i marrë pas votimit të komitetit të Transportit dhe Turizimit në Parlamentin Europian.

Plane të tilla përpara se të kthehen në ligje duhet të marrin dakortësinë e rreth 4 milionë njerëzve dhe sigurisht afrimimin nga parlamenti dhe shtetet europiane.Vendet anëtare të BE nuk kanë një qëndrim fiks në projektligjin; vendet janë të ndara në vendimin për të lëvizur në verë të përhershme ose dimër të përhershëm.

Shumë qeveri gjithashtu akuzuan Komisionin Evropian për nxitjen e legjislacionit, përpara zgjedhjeve evropiane që mbahen këtë maj.

Vitin e kaluar, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker filloi debatin me propozimin e tij për të ndalur praktikën e vjetër të dekadave të kursimeve të ditës duke marrë mbështetje nga rreth 3.8 milionë europianë.Aktualisht, disa vendet të BE kalojnë në kohën e verës në të dielën e fundit të marsit dhe kthehen në kohën standarde të dielën e fundit të tetorit.

Disa anëtarë të BE, mes të cilave Britania e Madhe, Greqia dhe Portugalia, duan që t'i mbajnë rregullat e vjetra dhe të kenë ndryshimin e orës dy herë në vit në verë dhe në dimër.Qipro, Hollanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda nuk kanë marrë ende vendim.

Shtetet e tjera duan ta heqin ndryshimin e orës, por duhet të vendosin cilën nga kohët do të zgjedhin, atë të dimrit apo atë të verës.

Article Logic
Execution time: 0.0023219585418701