INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur luani video-lojëra, njihuni me simptomat kur cilësohet sëmundje

Kujdes kur luani video-lojëra, njihuni me simptomat kur cilësohet sëmundje

Publikuar më: 10:41 27-05-2019

Teknologjia ka pushtuar tashmë çdo aspekt të jetës sonë. Shumë njerëz janë të varur nga aparatët teknologjikë ndërsa shumë të tjerë nga videolojërat. E duke parë përhapjen e gjerë dhe problemet që sjellin në shoqëri të luajturit e videogame Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur ta konsideroj sëmundje varësinë nga lojërat teknologjike.

Vendimi u mor pas një votimi që përfshiu 194 ekspertë, të gjithë specialistë të fushave të ndryshme të cilët kanë analizuar me detaje problemet që sjellin videolojërat në shëndet.

OBSH ka bërë me dije edhe cilat janë karakteristikat kësaj sëmundjeje.

Sipas organizatës varësia nga videolojërat mund të shfaqet edhe në rast të një përvoje online dhe një lojë me një lojtar, dhe përfshin simptomat e mëposhtme:
- Vështirësi në kontrollimin e aktivitetit të lojës (frekuenca, intensiteti, kohëzgjatja, konteksti);
- Prioritet më i madh i jepet lojës deri në atë masë që loja ka përparësi ndaj interesave të tjera të jetës dhe aktiviteteve të përditshme
- Vazhdimi i aktivitetit të videogame, përkundër shfaqjes së pasojave negative. Modeli i sjelljes është me peshë të mjaftueshme për të përcaktuar një kompromis të dukshëm në fushat personale, familjare, sociale, arsimore, profesionale ose në fusha të tjera.

Dhe varësia nga video lojërat, e përfshirë në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve dhe Problemet Shëndetësore të ngjashme (ICD-11), do të njihet si një çrregullim duke nisur nga 1 janari i vitit 2022.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275