INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpresë për të mbijetuarit e kancerit, testi që parashikon rikthimin e sëmundjes

Shpresë për të mbijetuarit e kancerit, testi që parashikon rikthimin e sëmundjes

Publikuar më: 13:45 14-03-2019

Shtohen shpresat për të gjithë ata persona të cilët e kanë fituar një herë betejën me kancerin. 

E të gjithë të mbijetuarat nga kanceri i gjirit tashmë mund të parashikojnë  ekzaktësisht se kur sëmundja mund të rikthehet.Një testi i ri i ofron të gjitha grave qetësinë duke parashikuar në 20 vitet e ardhshme rrezikun të që preken sërish.

Shkencëtarët kanë ekzaminuar tumoret dhe kanë zbuluar 11 tipe të ndryshme të kancerit të gjirit  të gjitha me risqet që të rikthehen.

Thjesht duke vrojtuar gjenet, ekspertët mund të parashikojnë se brenda 20 vitesh  sëmundja e kancerit ka 62% mundësi që të shfaqet sërish.Lajmi i mirë për pacientet është se mjekët do të mund të jenë më të vëmendshëm Një test i tillë është zhvilluar nga një grup kërkuesish në Universitetin e Kembrixh dhe  Stanford. Ata analizuan rastet e 2000 pacienteve me kancer gjiri duke monitoruar gjendjen e tyre për rreth 14 vite.

Ata shpresojnë se duke analizuar gjenet e sëmundjes mund të jenë të saktë në parashikime.Kopje të shumëfishta të gjeneve që shkaktojnë kancer, ose ndihmojnë qelizat e kancerit të ndahen, vendosin gratë përballë dy llojeve të të kancerit të gjirit në një grup 'agresiv' dhe me një shans të lartë që kanceri të rikthehet.

Ekspertët besojnë se njerëzëve që u rikthehet sëmundja ndodh  sepse nuk i përgjigjen mirë radioterapisë, kimioterapisë dhe ilaçeve të prodhuara për të çrrënjosur qelizat e kancerit nga trupi.

Testi i jep grave mundësinë që të dinë nëse kanceri i gjirit të kthehet pas 10, 15 ose 20 vjetësh.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se kanceri i gjirit trefishtë-negativ ka më shumë gjasa të përhapet në tru, ndërkohë që kancerin HER2-negativ pozitiv për receptorin estrogjen, më shpesh përhapet në kockë.Hulumtuesit tashmë do të kërkojnë mundësitë e ndryshme të trajtimit për 11 grupet e kancerit të gjirit që ata kanë gjetur.

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209