INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund t’ju duket e pabesueshme, por nëse ushtroni trurin në këtë mënyrë mund të shëroheni nga sëmundjet…

Mund t’ju duket e pabesueshme, por nëse ushtroni trurin në këtë mënyrë mund të shëroheni nga sëmundjet…

Publikuar më: 16:10 08-05-2019

Të shërohesh nga sëmundjet pa ilaçe vetëm duke sërvitur trurin, mund të duket çudi, por shkenca thotë të kundërtën. Shkencëtarët brazilianë kanë zhvilluar një eksperiment që ka nxjerrë rezultate shpresëplota. Ky mund të jetë hapi i parë drejt një qasjeje të re të trajtimit të sëmundjeve që godasin shumë njerëz në të gjithë botës siç janë, iktus, parkinsoni e madje edhe depresioni.

Shkencëtarët prezantuan një teknikë të stërvitjes së trurit që lejonte të modifikoheshin lidhjet neuroniali në kohë rekord. Neuroplasticiteti, pra aftësia e adaptimit të trurit, është ajo që lejon mësimin dhe kujtesën e qenies njerëzore. Kur të kuptojmë më mirë se si funksionojnë lidhjet dhe ndërveprimet e trurit, është më e thjeshtë të kuptojmë sjelljet tona, ndjenjat tona dhe sëmundjet që mund të kemi. Studimi u publikua në revistën Neuroimage.
"Gjithçka që jemi, bëjmë, ndjejmë, gjithë trupi ynë është një reflektim i mënyrës se si funksionon truri ynë”, tha Theo Marins, një nga autorët e studimit. Ai shpjegon gjithashtu se disa sëmundje ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit dhe nëse mësojmë të sillemi në mënyrën e duhur, mund të ulim vuajtjet e shkaktuar nga shumë sëmundje.

Sqarimi i mjekut:
“Duke qenë se ky për ne është një territor i panjohur, ishte e nevojshme të zhvillohej një instrument që të na lejojë të kuptojmë më mirë të gjitha këto dinamika. Kështu, erdhi ‘neurofeedback’-u, një stërvitje që na lejon të modifikojmë disa lidhje në trurin tonë. Neuroshkencëtarët braziliantë të Institutit D'OR dhe kërkuesit e Universitetit Federal të Rio de Janeiro (UFRJ) kryen një studim që demonstroi se, përmes neurofeedback-ut është e mundur të prodhohen ndryshimet e kërkuara në një periudhë të shkurtër, në më pak se një orë.
Truri mund të stërvitet! Në studim morën pjesë 36 vullnetarë, të cilët iu nënshtruan rezonancës manjetike. Aktiviteti neural i treguar në studim u transformua në imazhe të paraqitura në kompjuter, në bazë të intensitetit. Vullnetarët shihnin imazhet në kohë reale dhe mësonin si të kontrollonin praktikisht aktivitetin e tyre cerebral.
Nga 36 vullnetarët, 19 prej tyre morën formacionin e saktë dhe 17 të tjerë morë informacione false.
Imazhet e trurit të vullnetarëve u regjistruan para dhe pas stërvitjes, kështu kërkuesit ishin në gjendje të masnin më mirë komunikimet dhe lidhjet përmes trurit. Objektivi ishte për të mbikqyrur si rrjetat e neuroneve ishin të influencuara nga neurofeedback.Pasi krahasuan funksionimin e trurit para dhe pas stërvitjes, shkencëtarët erdhën në përfundimin se pjesa që lidh hemisferat e trurit, ishte më i fortë në strukturë. Kështu, edhe komunikimi funksional ishte përmirësuar, pra i gjithë sistemi i komunikimit të trurit ishte përforcuar.”

Me tej Theo Marins shtoi se truri ka një kapacitet fantastik modifikimi.
Neurofeedback-u, apo stërvitja e trurit tregoi se është një instrument i shkëlqyer për zhvillimin e neuroplastikës.
Hapi i radhës për shkencëtarët është të përdorin formacionin për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga iktusi apo janë diagnostikuar me parkinson apo depresion për të modifikuar funksionin e tyre motorik.

Article Logic
Execution time: 0.0044760704040527