INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilët janë më të zgjuar, vajzat apo djemtë, e zbulon studimi

Cilët janë më të zgjuar, vajzat apo djemtë, e zbulon studimi

Publikuar më: 11:20 03-05-2019

Gjithmonë shtrohet pyetja se cilët janë më të zgjuar gratë apo burrat, dhe gjithmonë ka përgjigje të ndryshme.

Në shumë pjesë të botës duke u bazuar në vlerat sociale fetare burrat shihen si më superiorë.

Por përtej asaj që besohet studimet e ekspertëve tregojnë se gratë janë më inteligjente se burrat.Disa nga aryset që vërtetojnë këtë përfundim janë: gratë kanë memorie më të mirë se burrat, janë më të afta të përballojnë stresin, kanë aftësinë të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht, janë lidere më të mira, shofere më të kujdesshme, dhe janë më të fokusuara në studime.

Studimi i realizuar nga ekspertë britanikë vërtetoi se gratë janë më inteligjente se burrat. Në një analizë me 600 njerëz ata zbuluan se pjesëmarrëset femra ishin më të zgjuara se meshkujt.Hulumtimi shpjegoi se diferenca në nivelin e inteligjencës nuk kishte të bënte me faktorë social por me faktorë biologjikë, dhe kjo mund të shpjegojë se përse vajzat ja dalin të jenë nxënëse më të mira se djemtë.

Edhe studime të tjera kanë treguar se , truri i femrave është më aktiv në shumë zona sesa truri i meshkujve. Kjo shpjegon edhe faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia, çrregullimet e ushqimit dhe Alzheimeri.

Studimi ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës apo bashkëpunimit.

Por sigurisht edhe këtu ka shumë pikëpyetje dhe mendime të ndryshme pasi disa psikologë mbështesin idenë se ajo që ka rëndësi janë qelizat e trurit dhe jo gjinia.

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512