INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Realiteti virtual do t'ju vijë në ndihmë fëmijëve gjatë kohës që ndodhen në spital. Ja si funksionon

Realiteti virtual do t'ju vijë në ndihmë fëmijëve gjatë kohës që ndodhen në spital. Ja si funksionon

Publikuar më: 12:22 03-05-2019

Një nga pjesët më të vështira të prindërve është kur i çojnë fëmijët në ambientet e spitaleve për të marrë mjekim apo për ti bërë vaksinat e detyruara. E kjo jo vetëm për prindërit, por dhe për fëmijët të cilët shumica përjetojnë ankth dhe stres nga to.

Së fundmi realiteti virtual po përdoret për të shkëputur dhe qetësuar fëmijët e tmerruar nga injeksionet, marrja e mostrave të gjakut etj, duke reduktuar nivelin e tyre të dhembjes dhe ankthit.

Mjekët kanë vendosur t'i ndihmojnë ata duke ju vendosur syze të realitetit virtual ku shfaqen lojëra argëtuese apo imazhe relaksuese që riprodhonin valët e detit dhe peshqit që lundrojnë.

Dy spitale fëmijësh në Melburn që përdorën teknologjinë në mbi 250 fëmijë të moshave 4 deri 11 vjeç, arritën në përfundimin se realiteti virtual ka ulur dhimbjen nga 41-60%, ankthin nga 35-45% dhe nivelin e ankthit të prindërve deri në 75%. Dhe shumica e fëmijëve donin të vazhdonin trajtimin.

Kjo metodë e re vjen në ndihmë kryesisht për fëmijët, trajtimi i të cilëve me injeksione vazhdon për një kohë të gjatë.

Sipas specialistit të dhimbjes pediatrike Simon Cohen, i cili udhëhoqi projektin, përfitimet nga kjo metodë janë të mëdha pasi zbehin frikën dhe ata kanë më shumë mundësi të reduktojnë dhimbjet që ndjejnë fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434