Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë integrale e UEFA-s. Përveç përzgjedhjes së kreut të FSHF-së, Armand Duka si anëtar i Komitetit Ekzkekutiv, tashmë në riformatimin e komisioneve të qeverisë europiane të futbollit për 2019-2023 pjesë e strukturës do të bëhen edhe 8 zyratrë të tjerë.
Artan Hajdari, Arben Hajdari, Gazmend Malo, Edvin Libohova, Sokol Jareci, Ilir Shulku dhe Aldi Topçiu janë emrat që do përfaqësojnë Shqipërinë në komisionet evropiane të futbollit përtej pozicioneve që ata aktualisht mbajnë në FSHF.