INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria “nyje” e trafikut të drogës

Shqipëria “nyje” e trafikut të drogës

Publikuar më: 14:39 01-08-2017

Shqipëria ka ndryshuar hartën e tregut të trafikimit të kanabisit në Europë. Sipas Qendrës së Monitorimit Europian për Drogat dhe varësinë nga Drogat, në raportin e publikuar për vitin 2017, vendi ynë është nyje e trafikimit të kanabisit nga Afganistani me vendet evropiane. 

Raporti:
Grupet kriminale shqiptare raportohen të jenë përfshirë në tregtinë e kanabisit afgan, kryesisht në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe, nëpërmjet Holandës në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, duket se Britania e Madhe gjithashtu merr hashashin afgan direkt nga Azia jug-perëndimore..
Por Shqipëria nuk është vetëm nyjë trafikimi të kanabisit thotë raporti. Sipas Qendrës së Monitorimit Europian për drogat, thuhet se me rritje të trafikut të barit të kanabis është rritur dhe trafikimi i vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria.
Ndërkohë duke dhënë një trajektore të grupeve kriminale në raportin e Qendrës së Monitorimit evropian për drogat thuhet se grupet kriminale marokene janë lojtarë kryesorë në ofrimin e barit të kanabisit në Evropë. Ndërsa ata kanë zgjedhur që trafikimin e lëndëve narkotike ta realizojnë në partneritet me organizatat kriminale holandeze dhe ato shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662