INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ndikon negativisht në ndryshimet e klimës, djeg…

Shqipëria ndikon negativisht në ndryshimet e klimës, djeg…

Publikuar më: 10:40 25-06-2019

Për ndryshimet e klimës ndikojmë dhe ne njerëzit. Madje shqiptarët kanë një ndikim shumë negativ, pasi djegim gazit natyror në procesin e nxjerrjes së naftës në sasi shumë të madhaja dhe ky është një ndër shkaktarët kryesorë të ndryshimeve klimatike.

Të dhënat janë publikuar nga Banka Botërore dhe tregojnë përgjegjësinë e shteteve të ndryshme të botës pwr një prej dëmeve më të mëdha që po i bëhet planetit dhe njerëzimit. Ky gaz që emetohet në ajër thonë ekspertët do të mund të përdorej shumë mirë për të prodhuar energji për konsum.
Bankës Botërore ka mbledhur të dhëna një satelit hapësinor dhe pasi u përpuan informaconet u vu re se në 2018 pati një rritje të ndjeshme të nivelit të gazit, në 145 miliardë metër kub gaz. Në të gjithë globin, rritja ka vazhduar dhe gjatë 2019-ës duke shënuar 3% më shumë shumë se në 2018. Shqipëria emeton në ajër 7 milionë metër kub gaz në vit. Kjo është e barabartë me 0.005% të sasisë që gjenerohet çdo vit në planet.
Pjesa më e madhe e ekonomive të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Japonia si dhe thuajse të gjitha vende europiane me përjashtim të Gjermanisë, vijojnë me këtë praktikë të dëmshme të djegies së gazit natyror duke u bërë kështu përgjegjegjes për ndryshimet klimatike.

Article Logic
Execution time: 0.0024869441986084