INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimi i klimës, studiuesit francezë ngrenë alarmin, kritika liderëve botërorë

Ndryshimi i klimës, studiuesit francezë ngrenë alarmin, kritika liderëve botërorë

Publikuar më: 16:50 10-09-2018

Si kurrë më parë 700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike.

Në apelin e publikuar nga gazeta “Liberation” ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale. Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me “ndryshime të menjëheshme në kuadër të objektivave të qarta dhe ambicioze” deri në vitin 2023.

Ndryshimi i klimës është realitet gjithnjë e më shumë i ndjeshëm, shkruajnë studiuesit.

“Fjalimet nuk mjaftojnë siç e tregojnë shifrat e emetimeve të gazrave karbonikë”, kritikojnë ekspertët, ku bëjnë pjesë edhe fizikantë dhe ekonomistë.

Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit, nënshkruar në 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë Celcius.

Por një projekt i përmasave të tilla sipas tyre nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie, theksojnë studiuesit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648