INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria me numrin më të lartë të vrasjeve me armë në rajon. Po shtetet e tjera?[VIDEO]

Publikuar më: 09:29 24-10-2018

Shqipëria ka normën më të lartë të vrasjeve të kryera me armë zjarri në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Është e çuditshme se një vend me më pak armë për banor ato që disponon i përdor për vrasje. Il Sole 24 ka publikuar një raport, që sipas të dhënave në Shqipëri përllogaritet se ka rreth 8.6 armë për 100 banorë, e si më i ulëti në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Numrin më të lartë të armëve për 100 banorë e ka Serbia, ku sipas anketës ka 37.8 armë/100 banorë. Pavarësisht numrit të madh të armëve Serbia e ka më të ulët numrin e vrasjeve me armë.

Norma e vrasjeve me armë zjarri në Shqipëri është 1.76 për 100 mijë banorë dhe në Serbi 0.47 për 100 mijë banorë. Pas Shqipërisë me normë të lartë të vrasjeve me armë zjarri renditet Maqedonia me 1.21 vrasje me armë zjarri për 100 mijë banorë, dhe Bosnja me 0.48/100 mijë.
Po në botë cili vend mban rekordin më të lartë për vrasjet me armë zjarri?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë në të gjithë botën të vrasjeve me armë zjarri për 100 mijë banorë, me një normë 2.97/100 mijë.
Në Europë normën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë e ka Italia, ku sipas të dhënave të raportit janë 0.7 vrasje për 100 mijë banorë, më e ulët se Shqipëria. Pas Italisë renditet Belgjika me 0.68/ 100 mijë.
Ndërsa normën më të ulët të vrasjeve e ka Rumania me 0.02 vrasje/100 mijë, Japonia me 0.01 vrasje dhe Malta nuk ka asnjë vrasje me armë zjarri.

Article Logic
Execution time: 0.003201961517334