INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria bën progres! Lindin bebe më të shëndetshme, lemë pas shumë shtete të zhvilluara

Shqipëria bën progres! Lindin bebe më të shëndetshme, lemë pas shumë shtete të zhvilluara

Publikuar më: 11:10 17-05-2019

Më në fund një lajm i mirë për vendin tonë, i cili lidhet me shëndetin e bebeve. Foshnjat shqiptare lindin më të shëndetshme se mesatarja globale. Në nivel botëror, 1 në 7 fëmijë lind nën peshë, nën 2.5 kilogramë. Kurse në vendin tonë raporti është gati 1 me 20. Pesha e ulët është shkaktar i humbjes së jetës së bebeve në 80% të rasteve.

Raporti është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
Mes të tjerash në raport citohet se lindjet nën peshë janë më të përhapur në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme. 90% e fëmijëve të lindur nën peshë vjen nga këto shtete. Shqipëria me sa duket bën përjashtim, duke u renditur krah vendeve shumë të zhvilluara siç janë ato skandinave.
Në vendin tonë, vetëm 4.6% e të porsalindurve janë nën peshë. Ndërsa mesatarja globale është rreth 15%. Shqipëria renditet e 6-ta në botë. Ndërsa vendin e parë e mban Suedia me vetëm 2.8% të fëmijëve të porsalindur nën peshë, e ndjekur nga Finlanda, Islanda, Serbia, Norvegjia dhe Shqipëria. Për fat të mirë ne lemë pas dhe shumë të zhvilluara të botës si SHBA, Franca, Britania apo Gjermania e kanë këtë normë mes 6-8%.

Article Logic
Execution time: 0.0030958652496338