INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të ngelni shtatzënë? Ja disa ushqime të cilat ju ndihmojnë…[FOTO]

Dëshironi të ngelni shtatzënë? Ja disa ushqime të cilat ju ndihmojnë…[FOTO]

Publikuar më: 15:31 17-05-2019

Dietologë të ndryshëm janë bërë bashkë për të mbështetur faktin se ekzistojnë disa ushqime të cilat kanë ndikim pozitiv për të mbetur shtatzënë.
Dieta më e mirë është ajo mesdhetare, e pasur me ushqime të shëndetshme, të freskëta dhe antioksidantë. Kjo pasi proçesi i oksidimit shkakton rënie pjellorie si tek meshkujt dhe tek femra dhe ndikon negativisht si në spermatozoid dhe në vezore.
Pra duhet të hani ushqime të pasura me antioksidantë si frutat dhe perimet, kryesisht ato të stinëve.
Rol pozitiv në pjellorinë e femrës dhe meshkujve, po ashtu luajnë rol edhe vitaminat E dhe C, pasi stimulohet ovulacioni dhe funksioni i spermatozoideve.
Ushqimet që bëjnë “mrekulli” dhe rrisin mundësinë për të mbetur shtatzënë janë vaji i ullirit, bishtajat, peshku, veçanërisht sardelet, salmoni, qumështi, kosi dhe djathërat, veza, majaja e birrës, frutat e detit dhe veçanërisht midhjet, mishi i bardhë i pulës, gjelit dhe lepurit.

566f024d-366c-4e13-af86-f79cf088880f-0.jpg

 

milk-classes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039358139038086