INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
40-vjeçari shqiptar nxjerr për të punuar në rrugë të dashurën shtatzënë

40-vjeçari shqiptar nxjerr për të punuar në rrugë të dashurën shtatzënë

Publikuar më: 11:28 10-09-2018

Një vajzë e re shqiptare arriti në Piacenza duke kërkuar punë, por u detyrua të merrej me prostitucion pavarësisht se ishte shtatzënë me të dashurin e saj, një 40-vjeçar shqiptar. Sapo lindi, ajo do të kthehej menjëherë në rrugë dhe do të lejohej të shihte të foshnjën vetëm nëse fitonte të paktën 200 euro në natë. Në këtë çështje ishin përfshirë edhe dy italianë, që i kanë njohur si të tyret, fëmijën e vajzës si dhe atë të një gruaje tjetër të re shqiptare, e cila ndihmonte dyzetëvjeçarin. Kështu, dy fëmijët, edhe pse nuk kishin lindur në Itali nga etër italianë, menjëherë morën shtetësinë italiane. Policia lokale mendoi të hidhte dritë mbi aferën. Pesë persona janë vënë në hetim si dyshuar. Dy italianët: një cremonez 63-vjeçar, i cili njohu si të vetin fëmijën e vajzës shqiptare dhe një 48-vjeçar nga Milano, i cili figuron si babi i fëmijës së gruas tjetër shqiptare të përfshirë në këtë çështje. Të dy po hetohen për dëshmi të rreme. Në grupin e të dyshuarve që janë nën hetim edhe i dashuri i shqiptares (dhe babai i vërtetë) me akuzën e shfrytëzimit dhe bashkëfajësisë së prostitucionit ndaj vajzës shqiptare, edhe ajo nën hetim për deklarim të rrem.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387