INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqet një formë e re dhune për gratë shqiptare, të prekura jo pak po 7%

Shfaqet një formë e re dhune për gratë shqiptare, të prekura jo pak po 7%

Publikuar më: 10:36 04-09-2019

Veç dhunës fizike gratë shqiptare përjetojnë dhe dhunë ekonomike. Sipas INSTAT, 1 në 10 gra është ndeshur me këtë formë moderne dhune në familje. Këtu përfshihet kufizimi i lirisë së grave për të shkuar në punë, për t’u marrë me tregti apo dhe me projekte që sjellin para. Partnerët ju kontrollojnë shpenzimet dhe i kufizojnë të përdorin paratë e përbashkëta.

Në total 7% e grave kanë përjetuar dhunë ekonomike. Nga raporti ka dalë se 4% e grave treguan se bashkëshortët e tyre nuk i lejojnë të gjenin një punë apo dhe të tregtojnë dhe fitojnë para. Ndërsa 3.8% e grave thanë se bashkëshortët ua merrnin të ardhurat kundër vullnetit të tyre ose ua kontrollonin paratë apo pronat pa dëshirën e tyre. Ka dhe gra që kanë përjetura më shumë se një prej formave të dhunës ekonomike apo dhe më shumë. Më shumë dhunë ekonomike përjetojnë gratë në moshë të re, nga nga 18-24 vjeç dhe janë rreth 10.9% e tyre. Ato nga 45-54 vjeç që deklaruan dhunë ekonomike përbëjnë 9% të totalit dhe ato në moshë më të madhe nga 55në 64 vjeç janë rreth 6%.
Vrojtimi përfshiu zëra specifikë sipas sjelljeve të tyre, të cilët matën forma të ndryshme të dhunës ekonomike që gratë përjetojnë zakonisht në martesa intime dhunuese. Si pjesë e analizës, tre zërat e sjelljes specifike u përllogaritën për të krijuar një matje të përgjithshme të përjetimeve të grave nga dhuna ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0023088455200195