INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fenomeni i ri, gratë nuk abortojnë më vetëm për gjininë por dhe për…

Fenomeni i ri, gratë nuk abortojnë më vetëm për gjininë por dhe për…

Publikuar më: 09:30 24-06-2019

Shtatëzanitë e padëshiruara vijojnë të ndërpriten nga gratë shqiptare. Dikur bëhej për shkak të gjinisë së foshnjës pra nëse ishte vajzë abortohej, ndërsa me kalimin e kohës ky fenomen është zbehur disi dhe po kryehet më shumë nga gratë intelektuale. E arsyeja është karrera. Janë gratë intelektuale, që së fundmi po kryejnë shumë aborte. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT që i janë referuar Instituti i Shëndetit Publik, numri i aborteve në 2018 ishte 5.532, nga 5.279 që kishte qenë një vit më parë.
Prej 2014-s që numri i aborteve u regjistrua 5.892, dhe ato ka qenë në rënie, deri në vitin që lamë pas.
Nga përqindjet e aborteve sipas nivelit arsimor të grave që e ka kryer atë bie në sy se 1 e 4-ta e tyre janë me arsim universitar. 2018 shënoi një rritje të numrit të grave me arsim të lartë që kryen abort. Rënia e numrit të lindjeve dhe rritja e numrit të aborteve, veçanërisht edhe te gratë me arsim të lartë, është një tregues që gratë po rendin pas karrierës. Në vitin 2014, vetëm 15% e aborteve kryheshin nga gratë që ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma e tyre kryheshin nga gra, që kishin më pak vite shkollë.
Pamundësia ekonomike është një tjetër faktor që ka nxitur rënien e numrit të lindjeve, por edhe një nga arsyet kryesore që një grua merr vendimin për të ndërprerë një shtatzëni. Rreth 39.2% e grave që kryeson ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2018, ishin me arsim fillor, dhe rreth 31% e tyre me arsim të mesëm.
Në krahasim me 2014-n, rreth 6.800 bebe më pak kanë ardhur në jetë në vend në 2018-n. Është e trishtueshme se si popullsia e vendit po tkurret. Gratë po zgjedhin të lindin më pak dhe familjet po bëhen gjithnjë e më të vogla në numër.

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729