INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i Tërmet Peçit në fushatë, reagon Kisha Ortodokse Autoqefale

Skandali i Tërmet Peçit në fushatë, reagon Kisha Ortodokse Autoqefale

Publikuar më: 09:32 24-06-2019

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ashpër lidhur me takimet e fundit elektorale të socialistëve, të zhvilluara brenda ambienteve të kishave. Janë shënuar dy raste të fushatave në kishë. I fundit është Tërmet Peçi, kandidat për një mandat të dytë për Tepelenën.

Rasti tjetër është kandidatja socialiste për Roskovecin, Majlinda Bufi, e cila ka dhënë intervistë për ERTV brenda kishës së Shën Kollit. Këto fushata thotë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë janë zhvilluar pa leje.
“Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse”, shkruan Kisha.
Kisha i ka cilësuar fyerje fushatat në kusha. “Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.
Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare”, mbyllet reagimi i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658