INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuri të pajustifikuara! Kujdes, nga 1 janari do të gjurmohet çdo blerje

Pasuri të pajustifikuara! Kujdes, nga 1 janari do të gjurmohet çdo blerje

Publikuar më: 10:36 04-09-2019

Pronat dhe pasuritë që nuk justifikohen nuk do të ketë mundësi të fshihen më. Qeveria krahas deklarimit dixhital të transaksioneve është duke krijuar një sistem të ri që do të gjurmojë pasuritë dhe pronat e individëve. Pra, pronat do ballafaqohen me të ardhurat. Sistemi i ri do të hyjë në fuqi në datën 1 janar ndaj ata që kanë pasuri që nuk i justifikojnë me të ardhurat zyrtare do të jenë nën kontrollin e institucioneve dhe do hetohen për evazion. 

Prona të tilla si apartamente, toka, makina lukzoze, jahte, anije, vepra arti, aksione etj do të mund të identifikohen përmes një Regjistri Qendror të Pasurive të Patundshme dhe atyre të Luajtshme, ashtu siç do të jetë lehtësisht i identifikueshëm dhe ndryshimi i pronësisë së tyre.

Pra, në 1 janar do të hyjë në fuqi ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit, projekt i cili synon që të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale përmes një sistemi të ri elektornik. Kjo formë e re e kontrollit të pasurive ka qëllim parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria.

 

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333