INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqet gjithnjë seksi dhe e kuruar në detaje, Arbenita vendos të zbulojë në INSTAGRAM strijat në gjoks!

Shfaqet gjithnjë seksi dhe e kuruar në detaje, Arbenita vendos të zbulojë në INSTAGRAM strijat në gjoks!

Publikuar më: 16:35 17-07-2021

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të reja në botën e showbizzit shqiptar dhe një ndër më të preferuarat e publikut. Emri i saj bë kryesisht i famshëm që pas daljes publike si e dashura e reperit Fero. Bukuroshja shqiptare bie në sy për trupin e saj të bukur, ngjyrë çokollatë, si dhe tiparet e veçanta. Ajo shfaqet vazhdimisht natyrale, ndërkohë që merr pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja bukuroshe është shumë e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe asnjëherë nuk heziton të tregojë “problemet” në pamjen e saj, si aknet ashtu edhe në lidhje me peshën.

Pra le të themi që Arbenita mundohet t’i tregojë atyre se ajo gjithashtu nuk është aq perfekte sa shfaqet çdokush në Instagram, pasi të gjithë kanë “difektet” e tyre.

Ismajli publikoi disa foto e veshur me një bluze me dekolte të hapur ku tregonte pa problem strijat në gjoksin e saj. Menjëherë pas publikimit të fotove, modelja ka marrë mesazhe të shumta nga ndjekës të saj, të cilët shprehen se strijat e bëjnë një grua të duket e fuqishme dhe akoma më të bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594