Marrëdhënia e Melisës me Fationin u tensionua shumë gjatë kohës që ishin në program. Madje shkoi në degradime saqë Kuqari është shprehur më herët gjatë një interviste se do t’i pështynte në fytyrë, por duket se pas përfundimit të emisionit, ujërat janë qetësuar.
Ndërsa në një intervistë për “Natë Vere”, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.
“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”, tha Fationi, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë qetësuar.