INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes socialistëve, deputeti i PS ia mbyll mbledhjen Braçes

Sherr mes socialistëve, deputeti i PS ia mbyll mbledhjen Braçes

Publikuar më: 12:21 21-11-2018

Investimet në zona përkatëse ka futur në sherr socialistët në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku i pranishëm ishte ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Deputeti i PS, Ismet Beqiraj i kërkoi llogari ministrit Gjiknuri për heqjen nga lista e investimeve të dy objekteve në zonën e Mallakastrës.


Pasi Gjiknuri i tha se investimet janë planifikuar në bazë të prioriteteve, deputeti socialist nuk u bind.


Kjo e përfshiu në debat kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe që i kërkoi deputetit Beqiraj të mbyllte fjalën por sërish ky i fundit nuk u bind.


Për ta mbyllur debatin, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe e deklaroi mbledhjen të përfunduar, edhe pse deputetët kishin pyetje të tjera për t’i sqaruar me ministrin Gjiknuri.

Debati në Komision

Ismet Beqiraj: Në zonën e Mallakastrës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019….

Erjon Braçe: Zoti Beqiraj...

Ismet Beqiraj: Të lutem, te lutem

Erjon Braçe: Po jo mo mos mu lut fare, këtë mbledhje e drejtoj unë

Ismet Beqiraj: Ka hequr dy objekte Erion

Erjon Braçe: Zoti Beqiraj për zonat elektorale të gjithë secilit keni grupin parlamentar, keni dhe seancën plenare. Shkoni atje dhe diskutoni. Këtu nëse u bënë pyetje, u bënë për projekte madhore shqiptare. Nuk është ky komision për zonat elektorale. Unë kam një orë që dua të pyes dhe nuk pyes dot se ju po pyesni për zonat elektorale.

Ismet Beqiraj: Mbase ju në zonën e Divjakës i keni zgjidhur, ndërsa unë nuk e kam zgjidhur.

Erjon Braçe: Jo mo unë nuk kam zgjidhur asnjëgjë. Shko në grup parlamentar dhe zgjidhi atje

Ismet Beqiraj: Duhen shfuqizuar dy ligje, të lutem nuk duhet të shikohen me syrin e njerkës, kaq po të thëm

Erjon Braçe: O zotëri nuk po të shikon njeri as me syrin e njerkës dhe as syrin e vjehrrit. Seanca mbyllet këtu.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877