INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bëni kujdes”, policia mesazh shoferëve për dëborën e reshjet e shiut [VIDEO]

“Bëni kujdes”, policia mesazh shoferëve për dëborën e reshjet e shiut [VIDEO]

Publikuar më: 12:30 21-11-2018

Dëbora e parë që ra në veri dhe juglindje të vendit shkaktoi problemet e para në qarkullimin e automjeteve. E ndërkohë që reshjet e borës dhe shiut vazhdojnë, policia kërkon vigjilencë të lartë në akset më problematike të vendit.

Në një videomesazh të postuar në faqen zyrtare të Facebook, uniformat blu japin disa këshilla të rëndësishme për drejtuesit e mjeteve në rastet kur qarkullimi bëhet në dëborë dhe akull.

Policia bën thirrje që të mos ketë manovra të ashpra në terren të akullt, pasi fërkimi igomës me sipërfaqen e rrugës është më i vogël dhe kështu rritet mundësia e rrëshqitjes së mjetit.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557