INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, vazhdon shkëputja e gurëve nga mali i Torovicës. Bllokohet rruga...

Moti i keq, vazhdon shkëputja e gurëve nga mali i Torovicës. Bllokohet rruga...

Publikuar më: 12:31 21-11-2018

Një tjetër shkëmb ka rënë ditën e sotme nga Mali i Torovicës duke bllokuar kështu rrugën kryesore.

Për fat të mirë nga incidenti nuk ka pasur të lënduar. Policia dhe autoritetet lokale janë nisur drejt zonës, që konsiderohet si tejet problematike nga rënia e shkëmbinjve.


Ndërkohë ditën e djeshme dy shkëmbinj u shkëputën nga mali duke rëndë vetëm 1 metër larg banesës së familjes Përlleshi, të cilët shpëtuan mrekullisht nga rënia e shkëmbinjve, por u shprehën për mediet se ndihen shumë të rrezikuar.

Aksi Torovicë-Lezhë është problematik nga rënia e shkëmbinjve gjatë motit të keq. Një vit më parë tre persona humbën jetën pasi masivi shkëmbor i shkëputur zuri poshtë automjetin i cili po lëvizte në këtë aks rrugor.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723