INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjiknuri: Masterplani i gazit do të zbatohet nga disa qeveri

Gjiknuri: Masterplani i gazit do të zbatohet nga disa qeveri

Publikuar më: 11:45 06-07-2016

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri flet për masterplanin e gazit në vend duke thënë se ky është një plan afatgjatë dhe aktualisht janë duke u hedhur piketat për një zhvillim që mund të zgjasë deri në 30 vite. Zona e parë përfituesi e gazit në vendin tonë do të jetë zona e Ballshit, Fierit dhe Patosit.
Damian Gjiknuri:
“Në masterplan është identifikuar zona e parë përfituese e  gazit në Shqipëri që do të jetë zona e Ballshit, Fierit, Patosit. Masterplani i gazit është një projekt afatgjatë që do merren disa qeveri dhe ky masterplan do të kthehet në zbatim planesh të detajuara. Duhet të shfrytëzohen burimet e gazit që ka Shqipëria. Ka interes në rritje për naftë e gaz në vendin tone.
Ministri Gjiknuri foli dhe për termocentralin e Vlorës, duke lëshuar kritika.
Damian Gjiknuri:
“Një projekt tjetër imediat është vënia në punë e termocentralit të Vlorës, një projekt i dështuar sepse mbeti një projekt fantazmë që ha paratë e popupillit. Varianti i dytë do të ishte lidhja me tubacionin e gazit, po bëhet fizibilitetit deri në TEC-in e Fierit dhe po shikohet mundësia e PPP për ta bërë këtë termocentralin në punë. Në vitetet në viojmë ky termocentral do të vihet në punë”.

Article Logic
Execution time: 0.0023000240325928